Vaksina e gripit. Sa e sigurt është dhe kush mund të vaksinohet?!

Vaksina e gripit ju mbron nga influenca( gripi) sidomos ato kategori që kanë risk. Vaksinat ju mbrojnë nga shtamet qarkulluese të gripit vetëm 2 – 3 javë pas injektimit deri në fund të sezonit gripal. A janë të sigurta? Shpesh na pyesin se nga vijnë dhe a prodhohen në vendin tonë. Vaksinat prodhohen jashtë nga kompani të specializuara për prodhimin e vaksinave si Sanofi, GSK etj. Janë të kontrolluara dhe ndryshojnë çdo vit në përputhje me shtamet e gripit të cilat ndryshojnë çdo vit( pësojnë mutacion). undefined

📍Bera vaksinën dhe menjëherë u sëmura!

Vaksina e gripit ka veti të nxisë një përgjigje imunitare të njëjtë me atë të virusit kur hyn në organizëm për herë të parë. Nëse ju jeni ekspozuar ndaj virusit menjëherë pas vaksinës ose dhe disa ditë para saj keni risk për të zhvilluar grip edhe pse jeni vaksinuar sepse periudha inkubatore e gripit është disa ditë, ndërsa mbrojtja nga vaksina fillon pak më vonë.

📍E kam fëmijën alergjik a duhet ta vaksinoj?

Varet, nëse fëmija është alergjik nga proteinat që ndodhen tek veza dhe pula apo ndaj neomicinës mos e vaksinoni, në të kundërt bëjeni. Alergjitë nga polenet apo pluhuri i shtëpisë, kafshët nuk kanë të bëjnë me vaksinën.

📍Mos i vaksinoni fëmijët nëse i keni me temperaturë ose me shenja të tjera gripale! Prisni sa të shërohen.

📍 A duhet të vaksinohen gratë gjatë shtatzanisë? undefined

Po, gratë shtatzanë mund të vaksinohen sepse vaksina e gripit përbëhet nga shtame të inaktivizuara të virusit. Kujdes tregohet vetëm në tremujorin e parë. Në periudhën tjeter nuk ka problem.

📍Kush mund të vaksinohet?

Fëmijët, gratë shtatzanë, të moshuarit, të sëmurët kronikë, punonjësit e shëndetit dhe të tjerë që kanë kontakt me shumë njerëz.

📍A ka efekte anësore vaksina?

Po ka, por në nivele minimale si psh: dhimbje tek zona ku injektohet, skuqje, dhimbje trupore, temperaturë.

Rezistenca ndaj Antibiotikëve.

Sot situata në botë dhe në vendin tonë në lidhje me keqpërdorimin e antibiotikëve është alarmante, molekulat e reja nuk po zbulohen më ndërkohë që ka mbipërdorim dhe keqpërdorim të antibiotikeve. E gjithë kjo ka sjellë rezistencë të shtuar të baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë ndaj antibiotikëve.

Ajo që ne këshillojmë është që të reduktohet maksimalisht vetëmjekimi me antibotikë, duke i lënë të vetmen përgjegjësi në përshkrim mjekut.

Gripi nuk kurohet me antibiotikë. Gripi është një infeksion viral i cili shkaktohet nga Influenza Virus, ndërkohë që antibiotikët nuk “godasin” viruset për pasojë trajtimi me antibiotikë në gjendje virale nuk do të bënte gjë tjeter vecse do të na ulte mbrojtjen natyrale të trupit duke bërë që situata gripale të rëndohet.

Mos këshilloni antibiotikë tek të afërmit tuaj!

Respektoni kohëzgjatjen dhe dozën trajtimit të përcaktuar nga mjeku.

Çdo trajtim me antibiotikë është individual.